HomeKRYESOREShënoi në minutën e 91-të, shkodrani Mujeci i jep fitoren Jezeros në...

Shënoi në minutën e 91-të, shkodrani Mujeci i jep fitoren Jezeros në Mal të Zi

Sulmuesi shkodran Ndue Mujeci rishfaqet serish si protagonist ne kampionatin malazez te futbollit. Ai ka shenuar serish sot, madje ky gol ka qene shume i rendesishem sepse i ka dhene fitoren ekipit te tij Jezero.

Nje fitore kjo shume e rendesishme per kete ekip sepse me kete trepikesh i eshte larguar disi vendeve te fundit ne tabelen e renditjes.

Ndeshja ka nisur mire per Jezeron teksa ka shenuar qe ne pjesen e pare me ane te Joviçeviç. Ne pjesen e dyte nderkohe ka ardhur goli i barazimit per OFK Titograd me ane te Bojoviç.

Por nderkohe kur ndeshja u duk se po perfundonte ne barazim, pikerisht ne minuten e 91-te ka ardhur goli i Mujecit qe i ka dhene fitoren me rezultatin 2-1 ekipit te tij.

Goli i sotem ka qene i pesti per sulmuesin shkodran ne kete debutim te tij ne kampionatin malazez pas disa pervojave shume pozitive qe ka kaluar ne disa kampionate te vendeve te ndryshme./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments