HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEShënon Arenc Dibra, Veleçiku merr një barazim me vlerë në Tropojë ndaj...

Shënon Arenc Dibra, Veleçiku merr një barazim me vlerë në Tropojë ndaj Valbonës

Veleçiku ka marre nje barazim shume te rendesishem ne transferten e sotme te luajtur ne Tropoje ndaj ekipit te Valbones. Dy ekipet e Kategorise se Dyte jane ndare ne “paqe”, pasi sfida eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Fillimisht, ka qene Veleçiku qe ka shenuar golin e pare qe ne minuten e peste, me ane te sulmuesit Arenc Dibra, ndersa Valbona barazoi ne te 29-ten.

Pjesa e dyte nuk solli ndryshime dhe e gjithe sfida u mbyll ne barazim 1-1. Nje pike e vlefshme kjo per skuadren e Veleçikut ne transferten e veshtire tropojane ndaj ekipit te Valbones, nje nder skuadrat pretendente kryesore per t’u ngjitur ne Kategorine e Dyte.

Me barazimin e sotem, koplikasit ne njefare menyre kane kompesuar gabimin e bere javen e kaluar ne shtepi kur u munden 1-2 nga Sopoti, nje skuader pretendente, megjithate ka ende edhe shume jave kampionat dhe ata mund ta arrijne objektivin e tyre nese vazhdojne te luajne ne kete menyre si sot.

Pas ketij barazimi, Veleçiku ndodhet ne vendin e peste me 11-pike dhe synon ngjitjen ne Kategorine e Pare per sezonin tjeter. Ndeshja e ardhshme e koplikasve do te jete ndaj Gramshit ne shtepi. /Maringlen ZHIVANI/


Valbona-Veleçiku 1-1

Goli per Veleçikun: Dibra 5′

Formacioni i Veleçikut (5-4-1): L. Kaçaj, Al. Kaçaj, Kaçeli, Shekaj, Zefi, Alçani, Elbasani, Marku, Hasaj, Hajdari, Dibra (u aktivizuan: Rrustemaj, Am. Kaçaj, Ujkaj) Tr: Dritan Smajli

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments