Veleçiku ka marre nje barazim shume te rendesishem ne transferten e sotme te luajtur ne Tropoje ndaj ekipit te Valbones. Dy ekipet e Kategorise se Dyte jane ndare ne “paqe”, pasi sfida eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Fillimisht, ka qene Veleçiku qe ka shenuar golin e pare qe ne minuten e peste, me ane te sulmuesit Arenc Dibra, ndersa Valbona barazoi ne te 29-ten.

Pjesa e dyte nuk solli ndryshime dhe e gjithe sfida u mbyll ne barazim 1-1. Nje pike e vlefshme kjo per skuadren e Veleçikut ne transferten e veshtire tropojane ndaj ekipit te Valbones, nje nder skuadrat pretendente kryesore per t’u ngjitur ne Kategorine e Dyte.

Me barazimin e sotem, koplikasit ne njefare menyre kane kompesuar gabimin e bere javen e kaluar ne shtepi kur u munden 1-2 nga Sopoti, nje skuader pretendente, megjithate ka ende edhe shume jave kampionat dhe ata mund ta arrijne objektivin e tyre nese vazhdojne te luajne ne kete menyre si sot.

Pas ketij barazimi, Veleçiku ndodhet ne vendin e peste me 11-pike dhe synon ngjitjen ne Kategorine e Pare per sezonin tjeter. Ndeshja e ardhshme e koplikasve do te jete ndaj Gramshit ne shtepi. /Maringlen ZHIVANI/


Valbona-Veleçiku 1-1

Goli per Veleçikun: Dibra 5′

Formacioni i Veleçikut (5-4-1): L. Kaçaj, Al. Kaçaj, Kaçeli, Shekaj, Zefi, Alçani, Elbasani, Marku, Hasaj, Hajdari, Dibra (u aktivizuan: Rrustemaj, Am. Kaçaj, Ujkaj) Tr: Dritan Smajli