HomeKRYESOREShënon sërish Brajan Gruda, talenti shkodran vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë

Shënon sërish Brajan Gruda, talenti shkodran vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë

Brajan Gruda po kalon një formë të shkëlqyer me fanellën e Mainc në Bundesligë, teksa përtej paraqitjeve të mira, tani po gjen me rregullsi edhe rrugën e rrjetës.

Sulmuesi anësor shqiptar, ka shënuar sot në të dytën ndeshje radhazi në elitën e futbollit gjerman, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë tre pikë që e ngjallin në luftën për mbijetesë.

Mainc mundi me shifrat 4-1 skuadrën e Hofenhajm dhe djaloshi me origjinë nga Shkodra përsëri ka tundur rrjetën, ashti siç bëri në javën e kaluar ndaj Darmshtad.

Këtë herë, ai shënoi golin e rezultatit 3-1 për ekipin e tij, duke bërë më të sigurt rezultatin e sfidës.Ai shtyu me shpejtësi në rrjetë një top para portës duke u treguar më i shkathët se kundërshtarët, për të ndihmuar kështu Maincin që të merrte tre pikët që ringjallin plotësisht këtë ekip i cili deri pak kohë më parë dukej i destinuar që të zbriste në Bundesligën 2.

Për Grudën ky është goli i tretë i këtij sezoni në Bundesligë, ku ai shihet si një nga talentet më premtues. Nuk është rastësi që djaloshi i cili monitorohet edhe nga Silvinjo, është që tani pjesë e-përfaqësues U21 të Gjermanisë duke luajtur rregullisht me të.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments