Vllaznia në basketboll për femra ka marrë sot një tjetër fitore në kampionat teksa ka mundur me rezultatin e thellë 106-40 ndaj ekipit të Barletit në ndeshjen e luajtur në sallën sportive “Fahrie Hoti” të kryeqytetit.

Ka qenë një takim që është dominuar në të gjitha drejtimet nga vajzat shkodrane. Ato e kanë fituar periodën e parë në shifrat 26-6, ndërsa në të dytën kanë fiksuar shifrat 26-15 dhe në këtë mënyrë kanë shkuar në pushimin e tij me një diferencë prej 31 pikësh.

Vllaznia nuk do të ndalej këtu sepse edhe në dy periodat e tjera do të vinte duke e thelluar rezultatin. E treta do të mbyllej me rezultatin 30-7, ndërsa e katërta u mbyll 24-12 dhe kësisoj krejt takimin me rezultatin e thellë 106-40.

Për ekipin shkodran ka rënë në sy sërish pikëshënuesja më e mirë, Bernada Rreshpja që në këtë ndeshje ka shënuar plot 41 pikë, ndërkohë që kanë spikatur edhe basketbollistet e tjera si Sindi Kryeziu që ka shënuar plot 24 pikë, ndërsa e treta për pikët e shënuara ka qenë Anisa Bokrina me 19 të tilla.

Kanë shënuar pikë në këtë takim edhe Melida Hykaj (10), Anisa Musaja (8), Medina Hykaj (2) dhe Sara Murçaj (2). Vllaznia edhe pas javës së 9-të të kampionatit, vazhdon të mbajë vendin e katërt të renditjes, duke qenë brenda objektivit të saj./SHKODRA-SPORT.COM/