Bylis u mposht 2-3 në “Adush Muça” nga skuadra e Egnatias. Ballshiotët edhe pse shënuan të parët nuk ia dolën të ruanin avantazhit. Për tu vështirësuar punën mendoi edhe Damçevski, i cili doli me kartonin e dytë të verdhë pasi ndërhyri gabimisht ndaj Paulauskas.
Pas kësaj humbje për “Oversport” Naxhi Shensoi do të deklaronte se:
Humbja? “ Nuk është vetëm te kartoni i kuq, por ishim në formë të mirë dhe nuk duhet të vinte kjo humbje. Donim të vazhdonim më të njëjtin ritëm. Egnatia është një skuadër që kërkon respekt. Pjesa e parë dhe e dyta ishin si me qenë dy ndeshje.
Sa filloi pjesa e parë në shënuam dhe më pas një pakujdesi bëri që lojtari të merrte kartonin e dytë të verdhë. Pas kartonit filloi një ndeshje tjetër. Egnatia e shfrytëzoi në maksimun. U vumë në panik dhe na shënuan dy gola. Goli i tretë prishi disiplinën e lojës.
Ne nuk u dorëzuam dhe shënuam golin e dytë. Gjithçka meritoi skuadra ime sot, por jo humbje. Humbëm një betejë, por lufta vazhdon. Deri në xhiron e fundit Bylisi nuk do të dorëzohet. S’ka shaka me skuadrën time. Enea nuk gaboi, por duhet të ishte 50/50.
Pas penalltisë skuadra u dorëzua? Po jemi dakort për këtë konstatik absolut. Pas kartonit të kuq, humbën përqendrimin se si luhet me 10 lojtarë. Për fat të keq pësuam 3 gola, pavarësisht bëmë gjithçka për të barazuar, por nuk ia dolëm dot. Fati nuk ishte në anën tonë. Po të luanim 11-të me 11-të jam i bindur se ne do të fitonim këtë sfidë”.