HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShifrat, Vllaznia vuan në 45 minutat e dyta të ndeshjeve

Shifrat, Vllaznia vuan në 45 minutat e dyta të ndeshjeve

Dy ndeshjet e fundit të Vllaznisë kanë qenë disi më të veçuara nga ajo se çfarë kanë bërë shkodranët përgjatë këtyre 12-takimeve të luajtura deri më tani. Kështu mund të thuhet, sepse deri dy javë më parë, fundi i takimit tregonte për një Vllazni të shthurur, sepse disa prej golave të pësuar deri më tani kanë ndodhur në 20-minutat e fundit, katër të tillë.

Skuadra transformohej tërësisht në fund, duke lënë shumë hapësira dhe duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve që ta kenë më të lehtë të shkojnë në rrugën e rrjetës. Një defekt që duhet riparuar medoemos kur ekipi të dalë në fushë pas pushimeve, pasi në të kundërt do ta kenë shumë të vështirë të arrijnë te vendi i parë.

Në total, Vllaznia gjatë pjesës së parë ka shënuar shtatë herë, ndërsa në të dytën pesë, duke qenë pak a shumë e balancuar. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për rrjetat e pësuara, teksa në të parën ka pësuar tre gola, ndërsa në fraksionin e dytë plot nëntë të tillë.

Nga ana tjetër, Vllaznia duket se është më efikase në pjesën e parë. Shkodranët e nisin mirë ndeshjen, teksa nga 12-gola të shënuar, shtatë të tillë janë realizuar në 45-minutëshin e parë.

Ndërkohë, po në pjesën e parë kanë pësuar vetëm tre gola. Sa i përket pjesës së dytë, shkodranët kanë shënuar pesë herë dhe kanë pësuar plot nëntë gola, duke mos qenë shumë të balancuar në këtë aspekt.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments