Në mesjavën që lamë pas janë luajtur edhe ndeshjet e javës së 2-të të Kategorisë së Parë. Një raund që ka prodhuar rezultate goxha interesante dhe ku protagonistë kanë qenë futbollistët shkodranë. Këtë e tregon edhe formacioni i javës, ku 4 prej lojtarëve janë nga Shkodra.

Duke filluar nga porta mr Kristian Rrokun. Gardiani ishte i pakalueshëm në fitoren që Tomori mori në shifrat 1-0 ndaj Luzit. Ku me pritjet e tij mbajti të paprekur portën beratase duke ndihmuar në fitimin e 3 pikëve. Vend në formacionin e javës ka gjetur edhe Aleksandër Trumçi.

Mbrojtësi i Bylis po ashtu ishte një nga më të dalluarit e skuadrës ballshiote në fitoren që arritën në transfertë kundër Flamurtarit në shifrat 0-1. Protagonist ishte edhe Abaz Karakaçi, që me një penallti në sekondat e fundit i dha AF Elbasanit fitore. Një sukses në shifrat 3-2 ndaj Vorës.

E pikërisht me Vorën mahniti edhe një shkodran tjetër si Eridon Qardaku. Me një dopietë personale, sulmuesi i krahut ishte i papërmbajtshëm. Duke qenë tashmë pas dy javëve të para golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë me 3 gola të shënuar.
Endri ÇINARI