Goli që Jasir Asani shënoi kundër Polonisë në “Air Albania” është shpallur si goli më i bukur i raundit të gjashtë, nga UEFA.

Një gol që u vlerësua nga tifozët dhe që la pas gola si të yllit portugez, Joao Felix.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, sulmuesi nga Shkupi falenderon të gjithë shqiptarët dhe shpreh lumturinë e tij pas këtij vlerësimi.

“Falenderoj gjithe shqiptaret kudo ne bote qe me kane votuar dhe UEFA sot me ka zgjedhur si goli me i bukur. Jam i lumtur qe po e” pushtojme” UEFA-n në çdo here dhe uroj qe te mos jete kjo e fundit. Nuk do te ndalemi me kaq, faleminderit edhe njehere, pa ju nuk do te mundeshim”, shkruan Asani.