Vetëm 4 minuta në fushë i mjaftuan Arbnor Mujës, për t’u shndërruar në protagonist te kampionët e Antverp, në duelin ndaj Vesterlo.
Sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare, u aktivizua në minutën e 64-t, në përballjen e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit belg, teksa në minutën e 68-të, dhuroi një asist fantastik për Batailen, i cili dyfishoi shifrat.
Ky ishte asitit i parë për këtë sezon në 6 ndeshjet e zhvilluara në kampionat me fanellën e Antverpes, Futbollisti shqiptar gjithashtu ka arritur të shënojë edhe një gol, duke u shndërruar në një lojtar tepër të rëndësishëm për të tijët.
Sezonin e shkuar në 27 sfida, Muja shënoi 3 gola si dhe regjistroi 3 asiste, duke ndihmuar Anverpen të shpallej kampion.
https://twitter.com/FootColic/status/1702778070430527556?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1702778070430527556%7Ctwgr%5Eb3dd4d148f9dbe6bdb21705615734c5f3193872a%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-i-mjaftojne-vetem-4-minuta-ne-fushe-futbollisti-i-kombetares-ben-protagonistin-te-skuadra-kampione%2F