Sulmuesi shkodran Angjelo Radovani ka vendosur qe ne sezonin e ri te luaje per AF Luftetari. 22 vjeçari ka disa dite qe ka mberritur ne Gjirokaster, eshte stervitur me ekipin dhe se fundi ka firmosur edhe kontraten me te.

Nderkohe ne nje prononcim te dhene per mediat, ai eshte shprehur: ““Nuk mund të refuzoja ftesën e Luftëtarit. Kam ditë që stërvitem dhe shoh që ekipi ka brumë.

I kemi të gjitha mundësitë për t’u ngjitur. Aftësitë e mia do t’i vendos që të gjitha në shërbim të ekipit dhe si sulmues që jam, e di nga duhet të bëj gola”, përfundoi 22-vjeçari.

Radovani eshte rritur tek Akademia Vllaznia, madje me pas firmosi edhe kontrate me ekipin e pare por gjerat nuk shkuan ashtu si duhet dhe kaloi fillimisht tek Bylis. Me pas luajti me Beselidhjen, ekipin KOM Podgorica dhe se fundi me Besen.

Por aventuren e tij te re tek Luftetari duket se e ka marre me shume deshire dhe si rrjedhoje ka premtuar te beje me te miren per ta ndihmuar kete skuader te arrije objektivat e saj./SHKODRA-SPORT.COM/