‘MFC Panthers” ka fituar mbremjen e sotme ndaj “Manchester United” dhe i ka marre edhe vendin e dyte ne renditje, duke qene kesisoj tani pretendenti kryesor per te shkuar sebashku me “Air Albania” ne play-off-in e kampionatit.

Sfida ne mes ketyre dy ekipeve qe mbanin vendin e dyte dhe te trete te renditjes, eshte luajtur ne kompleksin “Lici” dhe eshte fituar me rezultatin 6-4 nga “MFC Panthers”.

Protagonisti kryesor i kesaj fitoreje ka qene nje emer shume i njohur, ish- futbollisti i Vllaznise Albert Kaçi. Ai eshte pjestar i ketij ekipi dhe ne kete ndeshje ka shenuar plot 4 gola.

Dy te tjeret kane patur per autor futbollistin Irlind Zaja. Me fitoren e sotme, “MFC Panthers” eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve dhe kalon ne vendin e dyte te renditjes, nderkohe qe “Manchester United” mbet me 21 pike dhe zbret ne vendin e trete.

Kur kane mbetur edhe dy jave deri ne fund te kampionatit, tashme dihet qe “Air Albania” eshte shpallur kampion dhe ka siguruar te drejten per te shkuar ne play-off te kampionatit, nderkohe qe gara do te jete ende e forte ne mes dy ekipeve te tjera per te percaktuar skuadren e dyte qe do te kualifikohet./SHKODRA-SPORT.COM/