Vedat Muriqi po tregon një formë të shkëlqyer së fundmi, teksa shënoi një gol për Kosovën në fitoren 2-1 kundër Çekisë, dhe ishte një nga më të mirët në sfidën e humbur kundër Anglisë ku shënoi një gol dhe dhuroi dy asiste.auto_Vedat_Muriqi1560589717

Gjithashtu edhe me Fenerbahçen, sulmuesi po tregon një formë shumë të mirë teksa ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 4 herë, duke ditur që u bashkua me këtë klub vetëm në merkaton e verës dhe është ambientuar shumë shpejt.

Këto paraqitje të 25-vjeçarit nuk kanë kaluar pa rënë në sy të skuadrave të mëdha të Europës. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, skautë të Totenhemit ishin në stadium në sfidën Angli-Kosovë, pikërisht për të ndjekur nga afër Muriqin, i cili nuk zhgënjeu me paraqitjen e tij.

Sulmuesi kaloi këtë verë nga Rizespori te Fenerbahçe për 3 milionë euro, por këta të fundit po punojnë për të vendosur një klauzolë shumë të lartë largimi për skuadrat e interesuara.