Skuadra e Teutës, po vijon punën me intensitet të lartë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi, duke menduar për ndeshjen e radhës të kampionatit, atë me Vllazninë që do e luajë në fundjavën e ardhshme.

Por, ajo që vihet re është se disa prej titullarëve shqetësojnë trajnerin.Bëhet fjalë për sulmuesi Khalid dhe mesfushorin Çyrbja që kanë ndjerë shqetësime muskulore.

Të dy lojtarët do të mbahen nën vëzhgim në stafi mjekësore dhe deri në ditën e ndeshjes ndaj Vllaznisë priten të jenë gati.

Teuta në pjesën e parë të këtij sezoni duhet theksuar se ka pasur shumë mungesa titullarësh dhe jo vetëm, dhe shumë rrallë trajneri Shkëmbi i ka pasur të gjithë lojtarët./Vipsport/