Marash Kumbulla është padyshim një nga futbollistët më të spikatur këtë sezon në Serinë A italiane, duke u kthyer te Verona në titullar të paprekshëm. Mbrojtësi i Kombëtares, ka arritur të shënojë dhe golin e parë me fanellën e Veronës dhe tashmë janë të shumta skuadrat që kanë hedhur sytë nga ai.

Për aftësitë e Kumbullës, ka folur edhe Bogdani i cili e njeh shumë mirë pasi e ka pasur futbollist te Shqipëria U19. Në një intervistë të dhënë për “L’arena.it”, ai u shpreh se meritat për rritjen janë të tijat, teksa i takojnë merita edhe trajnerit Juriç.

“E kam stërvitur Kumbullën te Shqipëria U19 dhe është e qartë që ka perspektivë. Njeri me karakter. Kumbulla i ka djegur të gjitha etapat, është rritur shpejt duke treguar personalitet të madh.

Meritat janë të tijat por edhe të Juriç i cili e ka bërë të ditur se do të ketë fokus te ai. Ndonjëherë duhet të kesh sy e herë tjetër kurajë, ndërsa Juriç u drejtua nga ndjenja e tij dhe ka të drejtë.

Ai nuk është surprizë sepse te U19 e kam pasur së bashku me Rrahmanin, një tjetër futbollist me shumë vlera. Më pas ai vendosi të shkonte te Kosova. Kurrë nuk kam ndalur së ndjekuri dhe është bërë kapiten i skuadrës së tij duke e konsideruar pikë referimi. Me afrimin e tij, Verona ka bërë diçka të mirë”, tha Bogdani. /VipSport/