Merkato e transferimeve duket të jetë mjaftë e ndezur ende pa u hapur zyrtarisht.
Një nga akset më të përfolur duket të jetë ai mes Bracelonës dhe Mançester Sitit, ku dy futbollistët më të përfolur janë Bernardo Silva dhe De Jong.
Sipas raportimeve nga “Sky Sports”, Anglezët dhe katalanasit duket se kanë gjetur një mënyrë për të arritur te objektivat respektiv të merkatos duke përgatitur një shkëmbim mes De Jong dhe Bernardo Silvës.
Guardiola dhe Ksavi i kishin vendosur futbollistët në krye të listës së përforcimeve për mesfushën dhe tani mbetet për t’u parë nëse marrëveshja mes lojtarëve dhe klubeve për këto 2 transferime të bujshme do të konkretizohet me sukses.