Tek Vllaznia duken shumë të lumtur që tashmë kanë në pankinë një trajner gjerman. Për më tepër një ish- lojtar të njohur të disa skuadrave të Bundesligës, por edhe të kombëtares gjermane si Thomas Brdariç.

Ndoshta eksperienca e tij si trajner nuk është dhe aq e madhe, por gjithsesi drejtuesit kuqeblu janë të bindur se me të do të kenë sukses. Edhe në opinionin sportiv është pritur mirë një lëvizje e tillë.

Megjithatë klubi Vllaznia për të rritur edhe më fushë interesin për skuadrën dhe trajnerin e sapoardhur, ka publikuar një foto e cila do të shërbejë edhe si promo për të ofruar edhe më shumë tifozët shkodranë me ekipin.

“Një qytet i tërë ka jetuar me suksesin gjerman, tani një gjerman vjen për t’i dhuruar kuqebluve suksesin”- shkruhet në foton e publikuar ku duket qartë trajneri Brdariç në kohën kur luante për kombëtaren gjermane me numrin 9.
www.shkodrasport.com