Skuadra e Teutes vijon pergatitjet per sezonin e ri futbollistik dhe pasditen e sotme ka zhvilluar edhe nje ndeshje miqesore teksa eshte perballur me ekipin e Terbunit. Ndeshja eshte zhvilluar ne aneksin e stadiumit “Niko Dovana” te Durresit dhe eshte fituar nga vendasit me rezultatin 2-0.

Duhet thene se trajneri Arapi kishte lene pushim thuajse te gjithe titullaret ne kete takim dhe i ka dhene mundesine elementit te ri per te treguar vlerat e tyre. Si rrjedhoje ne fushe si titullare ne kete miqesore kane qene edhe dy shkodranet, Uheid Hoxha dhe Klevis Bebeziqi.

Forma e treguar prej tyre ka qene pergjithesisht e mire dhe ato po japin maksimumin per te fituar besimin e stafit teknik. Teuta e ka fituar kete takim fale golave te shenuar nga futbollistet Kapllani dhe Halilaj.

Perpos Hoxhes e Bebeziqit, siç dihet pjese e Teutes jane edhe dy shkodranet e tjere, Rubin Hebaj dhe Ildi Gruda, duke formuar kesisoj nje “koloni” shkodranesh ne Durres dhe padyshim qe te kater ata pritet te jene pjese e rendesishme e kesaj skuadre ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/