Skënderbeu dhe Vllaznia ritakohen në finalen e Kupës së Shqipërisë pas 56 vitesh. Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy klube me traditë do të diskutojnë mes tyre trofeun e Kupës.
Për herë të parë dhe të fundit dy skuadrat kanë luajtur më 11 korrik të vitit 1965, ku shkodranët kanë fituar me shifrat minimale 1-0.
Shkodranët e kanë fituar 6 herë Kupën, ndërsa korçarët vetëm një herë në 2018-ën. Finalja e këtij edicioni të 69-të do të zhvillohet më 31 maj në “Air Albania”, ora 19:00.
KUPA E SHQIPËRISË/ EDICIONI I 69-TË