HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkodrani Armando Vajushi një opsion më shumë për merkaton shqiptare

Shkodrani Armando Vajushi një opsion më shumë për merkaton shqiptare

Armando Vajushi po has vështirësi për të gjetur një ekip të ri. 30-vjeçari është prej janarit pa ekip, pasi e larguan nga ekipi rumun i Petrolul në Kategorinë e Dytë.

Momentalisht nga sa mësohet, në drejtim të Vajushit nuk ka oferta, teksa ai mund të jetë një alternativë për drejtuesit e Vllaznisë në merkato, duke qenë se është një futbollist i lirë. Megjithatë, çdo gjë duhet parë në vijim.

30-vjeçari konsiderohej si një ndër talentet më të mëdha të futbollit shqiptar në vitet 2010, por karriera e tij ka qenë larg pritshmërive, mes huazimeve dhe dëmtimeve.

Në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me të ardhmen e tij teksa nuk përjashtohet mundësia edhe e një rikthimit të mundshëm në Superligën shqiptare. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por shumë shpejt mbase do ketë diçka më shumë për të
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments