Futbollisti shkodran Eslit Sala vazhdon te shkelqeje ne futbollin maltez me ekipin e tij Valletta FC. Edhe ne ndeshjen e rradhes, ate te vlefshme per Kupen e ketij vendi, 21 vjeçari ka bere nje paraqitje shume te mire.

Ai nuk ka rene ne sy vetem per lojen e mire ne mesfushe, por eshte shfaqur serish edhe si goleador. E ka bere kete gje edhe dje duke kontribuar ne fitoren e thelle 5-1 te Valletta FC ndaj ekipit Tarxien Rainbows.

Ka qene minuta e 27-te e ndeshjes kur pas nje goditje kendi, Sala ka kercyer sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete dhe padyshim qe me pas vete ai ka shperthyer ne feste bashke me shoket e ekipit te tij.

Futbollisti shkodran eshte nje nga elementet me te rendesishem te Valletta FC teksa eshte vazhdimisht titullar ne formacionin e saj, por nderkohe perveç golit te djeshem ne ndeshjen e kupes, ai ka shenuar edhe tre gola ne kampionat, ne 20 ndeshjet qe ka luajtur.