Sokol Cikalleshi është përzgjedhur në formacionin e javës për xhiron e 29 në Superligën e Turqisë. Sulmuesi i dha fitoren Konyaspor në transfertë, me skuadrën e Konya që përmbysi avantazhin e dyfishtë të Kayserispor.

Cikalleshi gjeti golat në minutat 52 dhe 61, teksa më parë rezultati ishte 2-1. Përmbysja e madhe ka bërë që Cikalleshi të marrë meritat për fitoren 2-3 të të tijve në transfertë, duke zënë një vend në formacionin e javës.

Me nëntë gola dhe dy asiste këtë sezon, Cikalleshi është ndër lojtarët kyç të Konyaspor, që gjendet në vendin e dytë të klasifikimit.

Golat e Cikalleshit vijne ne nje moment te mire, pikerisht perpara grumbullimit me ekipin tone kombetar dhe te shpresojme qe kete forme ai ta tregoje edhe ne ndeshjet qe ai do te luaje ne ditet e ardhshme.