Kategoria Superiore zhvillon sot dy ndeshjet e saj të javës së 13-të në dy orare të ndryshme, Teuta-Kukësi dhe derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo. “Panorama Sport” ka zbuluar arbitrat që do të vendosin drejtësi në këto dy ndeshje të Superiores.
Në ndeshjen Teuta-Kukësi, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, i cili do të mbështetet nga asistentët, Nuri Rrapaj dhe Marjus Qose.
Arbitër i katërt pritet të jetë Olsid Ferataj. Në VAR do të jetë Juxhin Xhaja, ndërsa në AVAR, Denis Rexha.Në sfidën e derbit të kryeqytetit Partizani-Dinamo, e cila do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania”, arbitër kryesor do të jetë Kreshnik Bajramaj, i mbështetur nga asistentët, Egin Doda dhe Elvis Gjoka.
Arbitër i katërt pritet të jetë Indrit Myrtja. Në VAR do të jetë Eldorjan Hamiti, ndërsa në AVAR, Ridiger Çokaj.
ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –
TEUTA – KUKËSI
Arbitër kryesor – Enea Jorgji (Elbasan)
Asistent i parë – Nuri Rrapaj (Patos)
Asistent i dytë – Marjus Qose (Lushnje)
Arbitër i katërt – Olsid Ferataj (Patos)
VAR – Juxhin Xhaja (Tiranë)
AVAR – Denis Rexha (Tiranë)
PARTIZANI – DINAMO
Arbitër kryesor – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)
Asistent i parë – Egin Doda (Tiranë)
Asistent i dytë – Elvis Gjoka (Lezhë)
Arbitër i katërt – Indrit Myrtja (Shkodër)
VAR – Eldorjan Hamiti (Lezhë)
AVAR – Ridiger Çokaj (Lezhë)