Ditën e sotme kanë nisur ndeshjet e vlefshme për “Elite Round” të moshës U17 në mes ekipeve pjesmarrëse të shteteve të ndryshe të Europës që e kanë fituar këtë të drejtë. Në grupin 1, ndeshjet e të cilit po luhen në Turqi, bëjnë pjesë ekipet e Italisë, Turqisë, Austrisë dhe Rumanisë.

Italia e ka zhvilluar ndeshjen e parë të vlefshme ndaj Turqisë dhe e ka fituar me rezultatin 2-0. Interesant është fakti se pjesë e këtij suksesi ka qenë edhe portieri me origjinë ngë Shkodra Marco Molla.

Ai është përzgjedhur titullar nga ana e trajnerit Nunziata Carmine dhe padyshim që ky është një vlerësim për aftësitë e këtij portieri.
Molla mësohet se ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe në ato raste që ka krijuar ekipi turk, ka arritur t’i neutralizojë me sukses.

Siç e dimë, portieri shkodran deri para pak muajsh ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare, por më pas ndërhyri stafi i kombëtares italiane duke i bërë një ofertë dhe Marco pas konsultimit edhe me familjen e tij, vendosën të zgjedhin Italinë. Kjo edhe për disa pakënaqësi që kishin filluar të evidentoheshin tek ata në lidhje me trajtimin që po i bënte stafi i kombëtares kuqezi.

Dhe zgjedhja për të veshur fanellën e kombëtares axurre duket se nuk paska qenë e gabuar. Brenda pak muajsh ai arriti t’i marrë vendin e titullarit portierit tjetër Gasparini.

Aktivizimi sot për 90 minuta në ndeshjen zyrtare ndaj Turqisë është treguesi më i mirë për këtë gjë. Karriera e Marco Mollës në këtë mënyrë edhe me kombëtaren italiane ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç po aktivizohet me sukses me ekipin e tij të Bolonjës në kampionatin italian të kësaj grupmoshe.
© shkodrasport.com