Bylisi ka reaguar pas humbjes me Shkumbinin, ndërkohë që Erzeni dhe Korabi i përgjigjur. Ballshiotët i ka nderuar Eridon Qardaku, i cili ka shënuar dy gola në fitoren e arritur në “Adush Muçaj” kundër Maliqit të vendit të fundit.
Pjesa e pare e ndeshjes ka qenee rivalizuar dhe eshte mbyllur ne barazim 0-0. Ne te dyten ka qene pikerisht shkodrani 21 vjeçae Qardaku qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 62-te.
Por nderkohe Maliqi nuk hoqi dore nga pretendimi i tij per te marre pike ne kete takim dhe arriti te barazonte shifrat shtate minuta me vone me ane te futbollistit Kame.
U duk se ndeshja mund te perfundonte ne barazim, por 8 minuta para fundit, Qardaku ka shenuar serish, golin e dyte per te dhe njekohesisht te fitores per Bylisin qe vazhdon te kryesoje renditjen.
Me 2 golat e sotem, Eridon Qardaku eshte ngjitur ne kuoten e 8 golave, po aq sa dhe Taulant Marku i Korabit dhe te dy ata kryesojne renditjen e golashenuesve me te mire te kampionatit pas 11 javesh.