Dinamo arriti të merrte një fitore të artë 1-0 ndaj Kastriotit në shtëpi. Blutë e kryeqytetit i falen nëj supergoli të shënuar nga Ibraimi nga goditja e dënimit, ndërsa në minutat e fundt portieri Bakaj bëri dy pritje spektakolare për të evituar barazimin.

Nga ana tjetër, Kastrioti pëson humbjen e 3-të radhazi dhe mbyll klasifikimin e Superligës. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Kastrotit, Ramadan Ndreu u shpreh:

Humbja? “Na vjen keq që kemi humbur dhe po mësohemi me humbjet. Duhet të kishim kujdes nga goditjet e dënimit pasi Ibraimi është një lojtar që godet mirë dhe portieri duhet të kishte reaguar më mirë. Nga ndeshja në ndeshje po pësojmë gola nga gabimet tona. Në pjesën e dytë u munduam të reagonim dhe jemi nga ato skuadra që dalim më shumë para porte dhe porta kundërshtare na duket si kuti shkrepse, ndërsa edhe portieri kundërshtar ishte në formë të mirë”.

Mbijtesa? “Korça vjet ishte 16 pikë pas nesh sezonin e kaluar dhe na kapi na duhen edhe përforcimet në merkaton e janarit.

Merkato? “Ishim me vonesë dhe 2-3 lojtarë na u dëmtuan dhe ne nuk kemi mundësi as t’i zëvendësojmë dhe sot kemi futur në fushë lojtarë që luajnë në qendër. Sot ishte luftë dhe kishim dëshirë, mendoj se jemi të limituar, por kam besim se pikët do të vijnë pasi nuk jemi të mallkuar. Do vazhdojmë luftën deri në fund të dhjetorit e shpresoj të përmirësohemi në merkato”.

Si e motivoni skuadrën për ndeshjet e radhës? “Është e vështirë dhe sot kemi 2-3 ndryshime në formacion. Në çdo ndeshje kemi mungesa dhe lojtarëve i them që kemi bërë ndeshja të mira. Duhet të bëjmë maksimumin në çdo stërvitje dhe duhet t’ mbajmë lojtarët lartë nga ana psikologjike. Me 2-3 lojtarë në sulm mendoj se do të forcohemi akoma edhe më shumë”, u shpreh Ndreu./newsport/