FT/ Laçi 0 – 1 Teuta (Hebaj 73′)
Teuta ka fituar 0-1 me Laçin në transfertë. Sfida e javës së 26 në Superligë është zhvilluar mesditën e së dielës, teksa u vendos nga goli i Hebaj në minutën e 73 të ndeshjes.
Pas 10 sfidave në shtëpi pa pësuar gol, kurbinasit e Josës ndëshkohen dhe marrin humbjen e gjashtë këtë sezon.
Shtatë minuta i janë dashur Hebaj, për të tundur rrjetën. Shkodrani u fut në lojë pjesën e dytë, duke vendosur duelin. Sfida ka qenë me raste nga të dyja krahët, teksa Todorovski dhe Qirko kanë qenë shpëtimtarë te Djemtë e Detit.
Pas 26 ndeshjeve, Teuta shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 6, ndërsa Laçi qëndron në vendin e dytë me 46 pikë. Teuta largohet disi nga zona e ftohtë, ndërsa Tirana kryesuese thellon distancën me Laçin në 13 pikë.