Laçi doli pa pikë nga ndeshja shtëpiake me Teutën. Mirel Josa foli për “Gol pas Goli” në Supersport në lidhje me disfatën 0-1 kundër ekipit bregdetar, duke treguar se çfarë nuk funksionoi sot te bardhezinjtë.

“Përpjekjet tona ishin, sidomos në pjesën e parë. Pasimi i fundit nuk na mungoi vetëm sot, na ka munguar në të gjithë ndeshjet që kemi kërkuar rezultat. Sot ishte një pjesë e parë e interpretuar mirë nga ne. Në pjesën e dytë ishim disi konfuzë.

Ne kemi shkuar për të marrë ndeshjet tona, jo për t’i shkuar pas Tiranës. Nuk është siguruar kualifikimi në Europë, skuadra mund të ketë pas stres në lidhje me mënyrën se si zgjidhen problemet në 30 metrat e fundit.

Guindo? Ai ka sakrifikuar shumë, në sulm dhe mbrojtje, ai është pikë referimi e jona. Ai duhet të ketë ndihmesë më të madhe nga Mazrekaj dhe Zulfiu. Guindo duhet të ketë afërsi me këta lojtarë, por edhe nga mënyra se si lëvizin këta lojtarë. Ndikon cilësia e këtyre lojtarëve për të filtruar në metrat e fundit.

Vendosja e mbrojtjes te goli i pësuar? Kemi të bëjmë me eksperiencën e lojtarëve. Janë shumë lojtarë që nuk ishin në vendosjen e duhur, jo vetëm një”, theksoi trajneri i Laçit.