Duket se festa e argjentinasve për triumfin në Botërorin e Katarit nuk ka shkuar ashtu siç duhet, me kaosin që ka mbërthyer shtetin latin mes përplasjeve të tifozëve dhe policisë.
Siç raportohet nga mediat, një person ka humbur jetën teksa u hodh nga tarraca e një pallati, ndërsa një fëmijë 5-vjeçar ndodhet në gjendje koma.
Në pamje duken tifozët të revoltuar të cilët hedhin sende të rrezikshme ndaj policisë, ndërsa këta të fundit gjithashtu nuk kanë nguruar të gjuanin me armë për t’i trembur.