Flamurtari do të zhvillojë në ditën e shtunë një ndeshje delikate kundër Vllaznisë. Të dyja ekipet e kanë jetike fitoren në këtë ndeshje, por në fund janë vetëm 3 pikë ato që do të merren nga ky takim.Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi, Shpëtim Duro e vlerëson kundërshtarin e tij ndërsa nuk harron të komentojë dhe afrimin më të ri në ekipin e Flamurtarit.

“Shpresojmë ta fitojmë ndeshjen dhe të luajmë ashtu siç kemi bërë deri tani. Unë jam një trajner që shikojë larg dhe jap përgjigje në fundin e këtij kampionati. Nuk duhet të shikohet skuadra vetëm në bazë të renditjes ku gjendet në kampionat. Vllaznia ka shumë elemente të mirë në organikën e ekipit si Orelesi, Vucaj, Hasani, Lika por pa mohuar vlerat e futbollistëve të tjerë. Kjo tregon se Vllaznia ka vlerë si ekip dhe do vëmendje maksimale.