Lokomotiva e Zagrebit ka siguruar fitoren e parë në kampionat pas plot 4 javësh. Skuadra bardheblu mposhti me rezultatin 4-1 Istrën në përballjen e sotme, ku titullar u aktivizuan 4 titullarë shqiptarë.

Trajneri Tomiç iu besoi nga minuta e parë, të përhershmëve, Uzuni dhe Kastrati, teksa risia ishte aktivizimi i Çokajt dhe Tucit. Siç dihet, koplikasi Çokaj nga janari deri ne majin e ketij viti luajti me ekipin e Laçit ne forme huazimi ndersa me pas eshte kthyer serish ne Kroaci, aty ku ka fituar besimin e trajnerit qe madje po e aktivizon edhe si titullar.

Ai dhe tre shqiptaret e tjere qe luajten sot, e shpërblyen mjaft mirë besimin e trajnerit, madje sulmuesi Lirim Kastrati, gjeti rrugën e rrjetës në fundin e ndeshjes duke vulosur rezultatin 4-1.

Karriera e Enis Çokajt ne kete menyre duket se ka nisur ne menyren e duhur dhe ne vijim priten serish gjera te mira prej tij.

Loko