Ekipi i Kukësit ka arritur të fitojë ndaj Tiranës me rezultatin 1-0, në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.Takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 1-1, teksa në këtë 90 minutësh pritej gjithçka nga të dy ekipet. Ze Maria kishte vendosur t’ia besonte mesfushën Mugunës, ndërsa te Kukësi nuk kishte shumë ndryshime.

Ajo që mund të thuhet në 45 minutat e para, ishte një takim për t’u harruar plotësisht nga Tirana. Kukësi gjen avantazhin lehtësisht në minutën e 4 me anë të Gurit, ndërsa Lika mban në lojë miqtë duke evituar golin e dytë.

Miqtë nuk kanë arritur ta vënë asnjëherë në provë Frashërin, pavarësisht disa goditjeve të gabuara nga distanca. Në pjesën e dytë ekipi i Ze Marias është zgjuar duke krijuar më shumë volum loje, teksa në minutën e fundit fati i mohon golin e barazimit Tiranës.