Kategoria e Tretë ose niveli i katërt në futbollin shqiptar do të ketë në sezonin e ri 12 skuadra, me një kampionat me dy faza, nga ku vendet 1 dhe 2 ngjiten direkt në Kategorinë e Dytë, ndërsa skuadra që e mbyll në vendin e tretë, merr pjesë në “play off”.

Ne media sot jane publikuar emrat e ekipeve qe do te marrin pjese ne kete kampionat dhe jane pikerisht 12 qe permenden duke filluar nga Gramozi i Ersekës, Përmeti, Këlcyra, Skrapari, Çerma e Lushnjës, Internacional Tirana, Spartaku i Tiranës, FC Kinostudio (Tiranë), KF Drini (Dibër), Albanët (Tiranë), Adriatiku (Sukth) dhe Klosi.

Ne fakt, ne media eshte harruar ndoshta me dashje, ndoshta pa dashje, edhe emri i nje tjeter ekipi qe do te perfaqesojne Qarkun e Shkodres, pikerisht ekipin “Basania & A.M”. Gazeta “Shkodra Sport” ka kohe qe e ka publikuar lajmin per rregjistrimin e ketij ekipi ne kete kampionat.

Drejtuesit kane bere edhe pagesen perkatese si kuotizacion ne numrin e llogarise se FSHF-se dhe kane marre edhe konfirmimin nga zyrtaret e saj se gjithçka eshte ne rregull dhe ato do jene pjesmarres ne kete kampionat. Qe do te thote se numri i ekipeve pjesmarrese do te shkoje ne 13.

Këtë javë do të hidhet shorti dhe takimet do të jenë me vajtje–ardhje në dy faza dhe do te luhen te gjitha ne Qendrën Kombëtare Stërvitore në Kamzë. Ndërkohë, për datën e fillimit të kampionatit do të pritet një vendim i FSHF-së, pasi fillimisht parashikohej më 1 nëntor, por duke qenë se u shty afati i licencimeve për klubet, edhe shorti nuk u hodh.