Diten e sotme jane percaktuar edhe dy gjysmefinalet e fundit te Kupes se Shqiperise teksa tashme jane mesuar te kater emrat te cilet do te vijojne me tej garen per te fituar kete trofe, qe eshte i dyti me i rendesishem per futbollin shqiptar.
Egnatia, Vllaznia, Tirana dhe Kukesit do te perballen gjate muajit prill per te percaktuar me pas edhe dy skuadrat qe do te shkojne ne finalen e majit qe do te zhvillohet ne “Air Albania”.
Nese deri ne turin çerekfinal gjithçka ka funksionuar sipas nje skeme te paracaktuar nga Federata ne baze te renditjes te nje sezoni me pare, tashme hyn ne loje shorti teksa asnjera nga kater skuadrat pjesmarrese nuk ka asnje favor.
Kjo do te thote se Vllaznia mund te ndeshet me secilin prej tre ekipeve te mesiperme dhe po ashtu ndeshja e pare mund te luhet edhe ne Shkoder, por edhe jashte. Gjithsesi objektivi nuk ndryshon dhe kuqeblute do te tentojne te shkojne ne finalen e ketij kompeticioni./www.shkodrasport.com/