Përballje emocionuese ka rezervuar shorti gjysmë-final i Ligës së Kombëve ku përballë janë vënë Holanda dhe Anglia. ”Tre Luanët” do të luajnë ndeshjen e tyre përballë “Tulipanëve” më datë 6 qershor në Guimaraes.

Portugalia do të ketë përballë Zvicrën e shqiptarëve në përballjen e saj e cila do të luhet në Porto. Nuk ka kaluar pa debat shorti i hedhur për këto gjysmëfinale.

Por është britanikja “The Sun” që shkrun se Uefa ka manipuluar këtë short duke marrë së pari ekipet vendase si Portugalia dhe Holanda e më pas Anglinë dhe Zvicrën.

Te jete vertete keshtu? Ne fakt shpeshhere ka patur dyshime ne lidhje me hedhjen e shorteve. Kemi degjuar per “gogla te nxehta” apo gjera te ngjashme me to dhe nuk mund te thuhet me saktesi nese ka ndodhur vertete keshtu edhe kete here.