Puna e mirë shpërblehet, ky është parimi i Realit të Madridit, ku si çdo vit nuk ka harruar të shpërndajë dhurata për lojtarët dhe stafin. Llogaritë bankare të yjeve madrilenë janë shtuar me 1.3 milionë euro, kjo pas sezonit fantasik të zhvilluar.

Mediat spanjolle shtojnë më tej se fituesit e kampionatit kanë marrë 500 mijë euro neto, ndërsa për triumfin në Champions League, 800 mijë euro.

Reali mbetet skuadra me më shumë Champions të fituar, plot 14 të tillë, ndërkohë sa i përket La Ligas, ia ka dalë ta fitojë atë plotë 35 herë. Dhuratat për galaktikët kanë qenë të vazhdueshme sa herë që ka pasur arritje nga skuadra, kryesisht automjete të viteve të fundit, kjo dhe nga market e marketingut.

Edhe këtë sezon Reali është brenda objektivave të tij. Një garë e fortë në kampionat, ku qëndron në vendin e dytë me 35 pikë, ndërkohë që Barcelona uidhëheq me 37 të tilla.

Në shkurt rikthehet në Uefa Champions League, aty ku do të përballet me Liverpoolin në fazën me eleminim direkt. Nuk përjashtohen mundësitë që spanjollët t’i shkojnë deri në fund të gjitha garave, diçka të cilën e kanë shpeshtuar gjatë këtsaj dekade.