Armando Sadiku nuk ndalet më. Sulmuesi ka qenë protagonisti i fitores 4-2 të Las Palmas ndaj Leganes në kampionatin e La Liga 2, duke shënuar dy herë në portën e Leganes.

Pas golit të shënuar në ndeshjen ndaj Valladolid, Sadiku nuk zhgënjeu në përballjen me Leganes, teksa shënoi edhe dy gola të tjerë në Spanjë dhe tashmë shkon në 3 gola të shënuar me Las Palmas.

Në minutën e 23-të të ndeshjes, Sadiku shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij, duke i dërguar shifrat në 1-1.

Ndërkohë, në minutën e 75-të, erdhi edhe goli tjetër me firmën e sulmuesit shqiptar, teksa këtë herë kishte vetëm për të shtyrë sferën në rrjetë dhe kështu dërgon shifrat në 4-2, duke mbyllur gjithë ndeshjen me këtë rezultat.

Pas këtij rezultati, Las Palmas, aktualisht, mban vendin e tetë në tabelën e klasifikimit me 47 pikë.
Maringlen ZHIVANI