Gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku ishte i ftuar në emisionin “Dribling” në Fax News dhe gjate diskutimeve ne te, ka folur edhe per futbollin e femrave dhe problematiken qe ekziston tek ai.

Ai nuk e “kapërdin” dot faktin se futbolli i femrave drejtohet nga njerëz që, sipas tij, nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Ai pohon se Endi Hyka është njeriu i duhur, pasi ka dhënë mjaft për sportin.

“Unë jam afër futbollit të femrave. Futbollin e femrave e drejton një që ka ardhur nga rruga. Ishte i papunë dhe i dhanë një sektor të rëndësishëm.

Çfarë kontributi ka dhënë në futbollin e femrave (Florian Riza)? Është Endi Hyka 10 herë më i mirë. Në sektor duhen vendosur njerëz tamam” – tha Ervin Baku.