Vllaznia u mposht në “Kukës Arena” në Klasiken e Shqipërisë. Kuqeblutë u mposhtën 1-0 nga Tirana në sfidën e javës së 8-të të Superiores. Florent Hasani do të ndëshkonte shkodranët dhe do t’i detyronte të largohen nga Kukësi pa pikë.

Pas kësaj disfate trajneri i shkodranëve, Migen Memelli do të theksonte se:

Lëshoi skuadra Lojën? Ti nuk je teknik, teknik është Starova.

Donim të zhvillohej një ndeshje normale, por terreni nuk ishte siç duhet. Asnjëra prej skuadrave nuk bëri lojën e saj për shkak të terrenit. Kartoni i kuq na prishi pak punë. Një skuadër kur është i inferioritet numerik kërkon të bëjë më mirë në fazën mbrojtës se sa në fazën sulmues.

Lojtarët nuk po përmend emra, duhet të bënin më shumë. Ekipi u gjend në një tranzicion negativ. Ku Hakaj nisi topin për Çokajn dhe kjo na prishi gjithë ekuilibrat nga ku erdhi dhe goli. Patëm edhe disa raste për të shënuarm, ku edhe Bekimi goditi shtyllën. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të pranoj rezultatin, pasi kjo klasike siç nisi ishte drejt barazimit. Jam i mërzitur pasi skuadra luajti një ndeshje të mirë dhe humbja erdhi nga disa individë. Këta individë duhet të punojnë shumë në stërvitje, ose në të kundërt grupi vetë do t’i nxjerrë jashtë ekipit.

Në momentin që futëm Alivodën ishim me 11-të lojtarë dhe kur na u desht që të shkonim në krahun e majtë, kalova Malën. Lejova të dy qendërmbrojtësat të kontrollin mbrojtjen dhe të nxirrnin Bekimin përpara. Fati nuk ishte në krahun tonë.

Eksperienca? Skuadra ka nevojë për dy gjëra, për dy vende që ne po punojnë dhe këto dy role t’u japim më shumë frymarrje skuadrës. Sulmuesi i majtë dhe sulmuesi i djathtë duhet të mbajnë më tepër topin dhe të ndihmojnë skuadrëm.

Ndërhyrja me Çobën? Jo sepse është një lojtar që bën mirë në fazën mbrojtëse, gjërat se si duhen qasen në fazën sulmuese duhet të përmirësojë. Kërkon vijën fundore dhe duhet të hyjë më shumë në zone nga brenda. Besaj dhe them që ajo që më takon në këtë moment është vlerësimi për të, por i duhet të punojë shumë.

Stojanovic, gabime të ngjashme? Ka rrëshkitur në momentin e golit, por janë gjëra që po i ndodhin vazhdimisht. Duhet të ndahet më shpejt nga topi, pasi na vë në vështirësi. Duhet të përmirësojmë nga gabimet. Është një lojtar shumë i mirë