Veleçiku gjen fitoren e parë ne kampionat. E ka arritur ate duke luajtur ne transferte me ekipin Albanet ndaj te cilit ka fituar me rezultatin 2-1.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi Brajan Shekaj qe ka shenuar te dy golat per koplikasit. Te parin e ka realizuar ne minuten e 36-te ndersa te dytin ne minutat shtese te pjeses se pare qe kesisoj u mbyll me avantazhin 2-0 ne favor te Veleçikut.

Nisur nga ky avantazh, trajneri Duli beri disa zevendesime ne fillimin e se dytes por nderkohe ne minuten e 69-te Lamptey qe ka shenuar per Albanet duke ngushtuar shifrat, megjithate pa e vene ne dyshim fitoren e miqve nga Kopliku.

Nje trepikesh ky me shume vlere per Veleçikun qe gjen ne kete menyre fitoren e pare ne kampionat dhe pas javes se trete ngjitet ne kuoten e 4 pikeve duke qene i pozicionuar me mesin e tabeles se renditjes.

Gjithsesi trepikeshi i sotem
do jete nje frymemarrje per skuadren e drejtuar nga trajneri Besnik Duli ne prag te ndeshjes se ardhshme qe do te luajne ne Koplik ndaj Ilirise./SHKODRA- SPORT.COM/