Ish-futbollistet veterane te Shqiperise dhe Kosoves, do te zhvillojne nje ndeshje miqesore diten e neserme ne stadiumin “Fadil Vokrri” ne Prishtine.

E kthyer tashme ne nje tradite mes dy vendeve tona, kjo vellazerore do te organizohet ne nder te datelindjes se 62-te te legjendes se futbollit te Kosoves dhe ish-presidentit te FFK, te ndjerit Fadil Vokrri, teksa ndeshja do te nise ne oren 18:00.

FSHF, ne bashkepunim me FFK, kane bere te mundur kete ndeshje, qe do te shohe te zbresin ne fushe disa nga emrat me te medhenj te futbollit ne Shqiperi dhe Kosove.

Ne listen e futbollisteve kuqezi te ftuar per kete ndeshje bien ne sy emra te njohur te futbollit shqiptar, nga vitet 80′ ne vitet 2000, te cilet kane bere histori edhe me Kombetaren, siç jane Blendi Nallbani, Altin Lala, Debatik Curri, Haxhi Ballgjini, Mergim Mavraj, Agustin Kola, Armend Dallku, por edhe ish-mesfushori shkodran, Gilman Lika.

Trajner i Shqiperise ne kete sfide simbolike, do te jete ish-futbollisti dhe trajneri i njohur, Sulejman Mema. Kjo eshte sfida e dyte vellazerore mes veteraneve te futbollit te Shqiperise dhe Kosoves, teksa e para u luajt me 17-shkurt ne Prishtine, me rastin e dites se Pavaresise se Kosoves.
Maringlen ZHIVANI