Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria do me çdo kusht Kumbullën, bëhet gati udhëtimi çarter vetëm për...

Shqipëria do me çdo kusht Kumbullën, bëhet gati udhëtimi çarter vetëm për mbrojtësin

Ndeshjet ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe për këtë arsye, kërkohet çdo futbollist që mund të japë ndihmën e tij që të sigurohen fitore dhe kalimi në Ligën B në Ligën e Kombeve për edicionin e ardhshëm.

Ndaj FSHF është gati të bëjë çdo gjë që të sigurojë Marash Kumbullën, i ndaluar për momentin nga autoritetet shëndetësore të qytetit të Romës për të udhëtuar drejt vendit tone.

Meqë dy futbollistë të klubit të tij kanë rezultuar pozitiv, ASL e Romës, autoriteti që përcakton masat gjatë periudhës së pandemisë për qytetin, ka vendosur që e gjithë skuadra të vendoset në izolim parandalues. Ndaj Kumbulla do të mungojë në grumbullimin e përfaqësueses, të paktën për momentin.

FSHF shpreson që të ndryshojë këtë vendim dhe sipas mediave italiane, është në kontakt të vazhdueshëm me ASL të zonës Roma 2 që mbulon klubin, duke tentuar të ndryshojë masën e marrë për lojtarin e përfaqësueses kuqezi.

Burimet shpjegojnë se ajo është treguar e gatshme që udhëtimi i lojtarit të bëhet në izolim të plotë, duke ofruar mundësinë e udhëtimit të tij me një avion çarter vetëm për të në mënyrë që futbollisti të mos jetë në kontakt me askënd deri sa të mbërrijë në vendin tonë. /vipsport.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments