Shqipëria i erdhi në ndihmë Italisë fqinje me 30 mjekë e infermierë në këtë situatë të vështirë, teksa trajneri italian i yjeve botërorë të tenisit ka shprehur mirënjohjen e tij.

Riçardo Piatti, nëpërmjet një komunikimi në rrjetet sociale është ndierë i befasuar, duke vendosur që kur e gjithë kjo, një prej tenistëve të Federatës Shqiptare të këtij sporti të stërvitet me të në Liguria.

Piatti njihet për mënyrën e tij të udhëheqjes, teksa ka trajnuar emra të famshëm të tenisit botëror si Novak Djokovic, Maria Sharapova, Richard Gasquet etj.

“Sapo kjo të përfundojëdhe tenisi të riluhet, dua të ftoj një pjesëtar të Federatës Shqiptare të Tenisit që të stërvitet në qendrën Piatti”, shkruan mes të tjerash trajneri i njohur. Federata jonë e sheh këtë si një nisje bashkëpunimi, teksa sqaron se kjo do të jetë reciproke./newsport/