Pas suksesit ne “Shkodra Open 2023”, tenistja shkodrane Gresi Bajri ka bere nje tjeter paraqitje te mire edhe ne turneun e rradhes ku mori pjese. Behet fjale per J30 ‘Peja Open 2023’ qe u zhvillua keto dite ne Peje te Kosoves dhe ne te cilin moren pjese 68 sportiste nga 21 shtete evropiane dhe botërore.

Gresi Bajri arriti te fitonte disa ndeshje duke kaluar edhe gjysmefinalen perballe tenistes rumune Gloria Pop me rezultatin 2-1 (6-3, 3-6, 6-2).

Ne kete menyre ka siguruar daljen ne finale ku u ndesh me tenisten greke Alexandra Panagiotidou por kete here pa arritur dot te fitoje ndaj saj dhe si rrjedhoje eshte mjaftuar me vendin e dyte dhe medaljen e argjente.

Megjithate te mos harrojme se Bajri vjen pas nje turneu te lodhshem qe perfundoi javen e kaluar ne Shkoder dhe kuptohet qe lodhja ka patur ndikimin e vet ne kete paraqitje ne turneun e Pejes, megjithate edhe vendi i dyte eshte sukses.

Gresi Bajri eshte nje nga talentet e ketij sporti qe po i ngjit shkallet e karrieres nje e nga nje dhe me siguri qe ka per te shkuar shume larg. Dhe te mos harrojme qe eshte vetem 17 vjeçe…
Gjergj KOLA