HomeKRYESOREShqipëria ka një yll të ri! Silvinjo mund ta marrë direkt në...

Shqipëria ka një yll të ri! Silvinjo mund ta marrë direkt në Kombëtare

Anis Mehmeti është një emër për t’u mbajtur shënim. 22-vjeçari shqiptar nuk e ndien aspak ndryshimin e nivelit në Angli, teksa bëhet protagonist që në ndeshjet e tij të para si titullar me Bristol City-n në Championship.

Anis Mehmeti e ka fituar menjëherë fanellën e titullarit te Bristol City. Lojtari shqiptar e ka nisur nga minuta e parë ndaj Sunderland në barazimin 1-1.

Ai është zgjedhur si lojtari i ndeshjes te Bristol City nga ana e tifozëve. Por ashtu si edhe në ndeshjen e parë, Mehmeti është ndalur nga shtylla dhe mbetet në pritje të golit të parë.

Anis Mehmeti bëri hapin e madh këtë merkato, teksa u transferua nga Wycombe në League One te Bristol City në Championship.

Një hap i madh drejt nivelit të dytë për nga rëndësia në Angli. Pas paraqitjeve fantastike me ekipin e mëparshëm, ku shënoi 19 gola e 9 asiste në 97 takime, bindi drejtuesit e Bristol për ta transferuar që në janar talentin 22-vjecar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments