Testi i rradhës për Shqipërinë është kundër Gjeorgjisë ditën e nesërme, në orën 18:00. Në seancat stërvitore, trajneri Reja hodhi dritë edhe mbi formacionin, me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë nesër në orën 18:00.
Në këtë ndeshje trajneri Edoardo Reja, pritet të bëjë tre ose katër ndryshime në formacion nga ndeshja me Spanjën. Kështu, ndaj Gjeorgjisë, Reja mendohet t’i besojë vendin e titullarit Asllanit, me një prej mesfushorëve Laçi ose Gjasula, që do të lihet në stol. Gjithashtu, Strakosha pritet të luajë në vend të Berishës dhe Ismajli pritet t’i lërë vendin njërit mes Prengës ose Hoxhallarit.
Nëse Adrian Bajrami, do të pajiset me pashaportë para ndeshjes, është e sigurtë që për kapitenin e Benfikës U19, do të ketë minuta. Gjithashtu, edhe Çikalleshi pritet të ulet në stol, për t’i lënë hapësirë njërit mes Manajt dhe Uzunit, me Vrionin që pritet të vijë nga stoli.
Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji, do të luhet ditën e nesërme dhe do të startojë në orën 18:00, në “Air Albania Stadium” në Tiranë.
Maringlen ZHIVANI