Shqipëria luan sot në transfertë me Poloninë. Në 20:45, kuqezinjtë e Edy Rejas luajnë në Varshavë me një kundërshtar të fortë, teksa koeficientët flasin për vendasit.
Fitorja e Polonisë kuotohet me 1.5, ndërsa ajo e Shqipërisë me 7.0 . Me 4.2 kuotohet barazimi për ndeshjen e Shqipërisë qe do te luhet sonte.
Sfida që vlen kualifikueset e Botërorit 2022 është tejet e rëndësishme për tanët, që në 5 dhe 8 shatator do luajnë sërish, këtë herë me Hungarinë dhe San Marinos.
Në portë pritet Berisha me shiritin e kapitenit, në mbrojtje Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli, Trashi dhe Hysaj nga krahët e mesfushës, me Baren, Gjasulën dhe Abrashin që do ndihmojnë Cikallëshin dhe Manajn./newsport/