FSHF ka njoftuar klubet e Kategorisë së Dytë se nesër në orën 14:00 do hidhet shorti për sezonin e ri. Të ndarë në dy grupe, klubet e së Dytës do mësojnë edhe kalendarin, teksa organizmi i futbollit e ka lënë për në javët e fundit hedhjen e goglave për këtë kategori.

Klubet do kenë përfaqësuesit e tyre në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ndërsa ky sezon do luhet sërish në dy grupe. Deri tani janë 25 ekipe të regjistruara, me Partizanin B që ka hequr dorë dhe ka krijuar ekipin U-21.

Për shkak të krizës financiare, edhe Valbona është në mëdyshje për të regjistruar skuadrën. Nesër në 14:00 do shuhen të gjitha dilemat sa i takon skuadrave, ndarjes në grupe dhe kalendarit. Më herët u njoftua se Kategoria e Dytë do niste në 18 shtator.

Ne kete menyre, ekipet e Veleçikut, Ades e Murlanit qe do te marrin pjese ne kete kategori per sezonin e ri, do te mesojne emrat e kundershtareve me te cilet do te ndeshen.

Nga te tre ato, vetem Murlani deri tani ka shfaqur ambicje per te qene nje ekip pretendent, por duhet pare dhe se çfare do te bjne Veleçiku e Ada.