Fitorja 3-2 dje ne Lezhe dhe per me teper menyra si erdhi ajo me ate permbysje te çmendur nga disavantazhi 0-2, ka bere qe te gjithe ne kampin pukjane te jene mese te lumtur, per me teper qe ata tashme e shohin veten ne krye te renditjes me pike te barabarte me Dinamon dhe Korabin.

Por nderkohe, ate qe shprehu mbreme ne nje koment ne faqen e “Shkodra Sport”, drejtori teknik i Terbunit e ka bere edhe gjate dites se sotme kur ne nje prononcim te dhene per mediat, eshte shprehur:

“Ndeshja e luajtur në Lezhë ishte fantastike pas një përmbysjeje të madhe ishte thjeshtë e jashtzakonshme, nga të gjithë çunat dhe i përgëzoj shumë pasi fituan derbin, morem tre pikë me mjaft vlera në një transfertë mjaft të vështirë dhe fituam derbin e madh për tifozët pukjanë ku i falenderoj shumë për mbështetjen që po na japin në çdo stadium të shumtë në numër!

Unë e kam thënë dhe e përsëris ekipi i TËRBUNI-t çdo ndeshje luan kundër 14-të lojtarëve pasi arbitrat i kemi kundër çdo ndeshje madje të vetë deklaruar ku thonë: ”nuk kemi se çfarë t’iu bëjmë, kështu na është dhënë urdhëri nga lart” kështu që dikush nuk na don pasi në katër ndeshje kemi marrë katër penallti kundër. Por ne të bindur do të vazhdojmë përpara drejt objektivave tonë dhe për të nderuar qytetin dhe tifozët Pukjanë!”/SHKODRA-SPORT.COM/