Vllaznia e femrave do te mesoje neser ne oren 13.00 emrat e tre ekipeve me te cilet do te ndeshet ne grupet e Champions League. Kjo do te mesohet pikerisht pas shortit qe do te hidhet ne Nion te Zvicres dhe ku do te jete i pranishem edhe menaxheri i saj Oliver Matija.

Emrat e kundershtareve te ekipit shkodran jane te gjithe te bujshem duke filluar nga ato te Barcelona, Real, PSG, Çelsi, Arsenal, Juventus, Lion, Wolfsburg etj. Kjo do te thote se te gjitha gjasat jane qe disa prej ketyre emrave te medhenj do te kemi mundesine qe t’i shohim duke luajtur edhe ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” ka hapur nje sondazh diten e djeshme per te mesuar se cilet skuadra do te deshironin tifozet qe te ndeshej Vllaznia ne fazen e grupeve te Champions League? Dhe pergjigjet ne fakt kane qene deri diku te prishme.

21.09 % e atyre qe kane votuar, duan qe Vllaznia te ndeshet me Bajernin. Nje votim i tille eshte mese normal duke ditur qe shume shkodrane jane tifoze me skuadrat gjermane dhe prandaj do te keni mundesi qe kete emer te madh ta shohin ne stadiumin e tyre.

Si preference Barcelona eshte ne vend te dyte teksa ka marre 15.63 % te votave, ne te tretin eshte Real me 12.5 % ndersa lista vijon me pas me Çelsi (9.38 %), Arsenal (8.59 %), PSG (7.03 %), Juventus (6.25 %), Lion (6.25% %), Wolfsburg (5.47 %) etj.

Nderkohe me pak te preferuarit kuptohet qe jane ekipe si ai suedez Rosengard (1.56 %), Sllavia e Prages (2.34 %) dhe St.Polten (3.91 %). Megjithate do te jete shorti i neserm ai qe do te vendose çdo gje sa i takon kundershtareve te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/